English

Beyonce “ndez” Central Park

SHBA, 5 Korrik NOA - Ka krijuar një atmosferë më të vërtetë të mrekullueshme në SHBA siç di të bëjë vetëm ajo.

Me një performancë super, në një skenë në Central Park për “Good Morning America”, ajo ka prezantuar këngët e albumit të ri “4” dhe hitet e saj të përhershme.

Beyonce është konfirmuar sërish në një formë të shkëlqyer, tepër e shkathët fizikisht dhe me një veshje pambuku shumë seksi.

Për të asistuar në vendet e para dhe më të mira të idhullit të tyre, me qindra fansa janë ngjeshur me njëri tjetrin në Central Park që në orët e para të ditës.

Megjithatë duhet thënë se më pas janë shpërblyer me një shfaqje që ka prezantuar të gjithë karakteristikat tipike të spektakleve të Beyonce.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Love Anines08:58 - 05 Korrik 2011
    shume e vertete ne fakt cfare prisnim tjeter nga nje dive si Beyonce