English

Bullgari, një ditë pa kryeministrin “e bezdisur”

Sofje, 5 korrik 2011 NOA- “Një ditë pa Bojko Borisov”, kjo e sotmja në Bullgari. Thirrja është bërë nga një grup anëtarësh në rrjetin social Facebook, së cilës i janë bashkur mbi 30 mijë persona. Mesazhi është një formë proteste ndaj pranisë së ekzagjeruar në media të kryeministrit Borisov. Ky i fundit është në pushtet prej të paktën dy vjetësh. Kështu, disa agjenci lajmesh si Mediapool apo Bgnes kanë patur në qendër të kronikave të tyre kritikat ndaj kryeministrit, duke anashkaluar të gjitha deklaratat zyrtare të qeverisë.

a.q/NOA

KOMENTE