Spanjë, 5 Korrik NOA - Fabio Coentrao vazhdon të dëshirojë transferimin e tij tek Real Madrid madje deri në atë pikë, saqë “As”, edhe pse Benfika ka pranuar tashmë ofertën e Chelsea, mbrojtësi i krahut ka kundërshtuar transferimin e tij tek “Blutë e Londrës”.
Coentrao e ka bërë tepër të qartë objektivin e tij, që në rast se largohet nga Lisbona, do ta bëjë diçka të tillë vetëm nëse fanella që do të veshë do të jetë ajo e Real Madrid.
Në këtë mënyrë duhet që për të bindur luzitanët, Perez të kalojë ofertën e 30 milionë eurove të ofruara nga presidenti i Chelsea, Roman Abramovich.
r.b/NOA