English

Futet në valixhe, të burgosurin e tradhton “frika” e së dashurës

Meksiko, 5 korrik 2011 NOA- Një i burgosur meksikan mendoi të merrte rrugën e tij drejt lirisë, duke u fshehur në valixhen e të dashurës.

Por, rojet e burgut, në juglindje të qytetit Ketumal filluan të dyshonin, kur panë se vajza ishte shumë nervoze, në momentin kur po dilte nga godina bashkë me çantën e saj, pasi kishte vizituar një të burgosur.

Kur hapën valixhen, rojet gjetën Juan Ramires të futur në të, në pozicion e bebes në barkun e nënës. Ramires kishte veshur vetëm të brendshmet dhe çorape. Sipas policisë, i burgosuri dhe e dashura e tij u akuzuan për arratisje.

a.q/NOA

KOMENTE