English

Kapet i dyti i vëllezërve që kërcënuan bashkëfshatarin

Vlorë, 5 korrik 2011, NOA- Dy vëllezër nga Tërbaçi i Vlorës të cilët kanë kërcënuar me pistoletë një tjetër person po nga ky fshat, nuk kanë mundur ti shpëtojnë gjatë drejtësisë.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar, bëjnë me dije se si i dyshuar për këtë vepër penale është vënë në pranga i shpalluri në kërkim Elton Veraj, 26 vjeç, lindur në Tërbaç e banues në Vlorë.

Mësohet se prangosja e tij erdhi pasi gjatë muajit maj në fshatin Tërbaç dyshohet që së bashku me vëllanë e tij Bernard Veraj, të kenë kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Th. H, ndërsa si shkak kanë qenë grindje për motive të dobëta mes tyre.

Sakaq, ndërsa vëllai i tij i kishte mbyllur më herët hesapet me drejtësinë, ditën e djeshme ka qenë radha e Eltonit, i cili po hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

a.y/NOA

KOMENTE