English

Libi: 5 vitkima pas bombardimeve nga forcat e Gedafit

Misurata, 5 korrik 2011 NOA- Të paktën 5 persona, në rradhët e rebelëve libianë kanë mbetur të vrarë pas një bombardimi të rëndë nga ana e forcave të Muamar Gedafit, në lindje të qytetit Misurata. Sipas korrespondentit të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili ndohet në spitalin lokal, 35 persona kanë mbetur të plagosur, shumica prej të cilëve në gjendje të rëndë. Fillimisht u raportuan 4 të vdekur, ndërkohë që viktima e pestë mbërriti në spital, pak minuta më pas.

a.q/NOA

KOMENTE