Tiranë, 5 korrik 2011 NOA – Një vilë trekatëshe është përfshirë nga flakët disa minuta më parë dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, raporton nga vendngjarja për agjencinë NOA, një burim okular.
Bëhet fjalë për një person i cili pasi është grindur me vëllain e tij, ka gjetur si mënyrë reagimi, vënien e flakës fillimisht në katin e parë të vilës por flakët janë zgjeruar edhe në katin e dytë.
Momentalisht është fikur zjarri duke shpëtuar kati i tretë i vilës e cila ndodhet ne stacionin e fundit të Tiranës së Re.
Problem mbetej fakti se në vilë gjendeshin disa bombola gazi, i tha agjencisë NOA një burim policor në afërsi të vilës ku po precipiton ngjarja.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse që arritën të mbajnë flakët nën kontroll duke shuar zjarrin që gjithsesi ka djegur tërësisht dy kate të vilës.
Paraprakisht dyshohet se protagonisti i zjarrvënies, ka probleme mendore.
e.t/NOA