English

Parashikimi i motit për 6 korrik 2011

Tiranë, 5 korrik 2011, NOA- Nesër, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës ndërsa sërish zonat malore të vendit do të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet mesatar. Herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.

Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe në pjesën e dytë të ditës, ku vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë prezent në pjesën më të madhe të territorit. Më problematike situata do të paraqitet në zonat malore Lindore. Në kushte të destabilitetit të atmosferës do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme ato do të qëndrojnë pothuajse konstante.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim perëndimor - veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa Veriore dhe veriperëndimore si edhe një pjesë e qendrës së kontinentit do të mbeten me vranësira dhe shira intensive. Problematike situata paraqitet në Norvegji dhe në Ishujt Britanike ku vranësirat, shirat dhe stuhitë e forta të erës do të dominojnë në këto rajone. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të jenë edhe pellgu i Mesdheut dhe Ballkani verior, por intensiteti i shirave do të jetë i dobët ndërsa Europa jugore, jugperëndimore si edhe një pjesë e Europës lindore do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike rrezikohen nga shira dhe stuhi ere

- Italia rrezikohet nga rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh

- Norvegjia alarmon reshje shiu, shkarkesa rrufe

a.y/NOA

KOMENTE