Strugë, 5 korrik 2011 NOA- Një shtetas shqiptar me inicialet U.T, 29 vjeç nga Librazhi është ndaluar nga policia e Strugës, me akuzën e abuzimit seksual me një vajzë të mitur 10 vjeçare.
Sikundër raporton agjencia maqedonase e lajmeve INA, rasti ka ndodhur dje, kur shtetasi shqiptar në livadhet e fshatit Vranishtë ka takuar të miturën 10 vjeçare, e cila po kulloste bagëtitë.
Sipas policisë, 29 vjeçari ka ndjekur të miturën dhe më pas e ka ndaluar duke e dhunuar. E mitura në një moment ka nisur të bërtasë dhe i ka ikur nga duart shtetasit shqiptar. Kanë qenë banorët e fshatit të cilët janë vënë në ndekje të të riut me inicialet U.T, i cili ka përfunduar në pranga.
a.q/NOA