English

Rrëfimi: I vura flakën vilës pas sherrit me vëllanë që më erdhi nga SHBA

Tiranë, 5 korrik 2011 NOA – Gjithë çka ka mbetur nga vila trekatëshe që gjendet në stacionin e fundit të Tiranës së Re siç shihni edhe nga këto foto të vendngjarjes, janë disa mbeturina, sende shtëpiake të djegura dhe muret e banesës që nga brenda është tërësisht e djegur.

Gjithçka erdhi si pasojë e një zjarrëvnieje të qëllimshme e cila ndodhi sot në orën 08.30 të mëngjesit, raportoi nga vendngjarja gazetari i NOA.

Everet Ymeraj, 40 vjeç me origjinë nga Tropoja, sapo ishte ribashkuar me vëllanë e tij që ishte prej kohësh emigrant dhe kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ardhja e vëllait pasoi edhe ngjarjet e sotme. Mes të dyve ka nisur një konflikt pronësie. Sherri nuk ka pasur të ndalur, derisa sot në mëngjes, vëllai që jetonte në vilë, ka dashur të hakmerret ndaj kurbetçiut dhe i ka vënë flakën godinës trekatëshe.

Ymeraj nuk ka menduar gjatë as për dyqanet që ndodheshin në katin e parë dhe as për bar-kafenë që gjithashtu u përfshi nga flakët që u ndezën nga lyerja me benzinë e një pjese të vilës duke provokuar shpejt flakët në të gjithë objektin.

Mbërritja e policisë, si dhe forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e rrezikut te pallati ngjitur në të djathtë, siç e dalloni në foto dhe banesat e tjera përreth.

Everet Ymeraj është shoqëruar në polici dhe ka rrëfyer atje, se e kishte vënë ai zjarrin në shenjë pakënaqësie ndaj vëllait të tij emigrant për problemet e pronësisë që kishin lindur mes tyre.

Ajo që duhet thënë në fund të kësaj historie, është se ngjarje të tilla, duke i vënë flakën një prone private, në momentin kur kishte dhe lokalin ka sjellë kështu dhe rrezikun për punonjësit dhe klientët. E sigurisht nën pasiguri u përfshinë dhe shumë familje përreth.

e.t/NOA

KOMENTE