English

Tradhtia, gjithçka lidhet me pasigurinë

Angli, 5 Korrik NOA - Tradhtia për shumë persona mbetet një ndër gabimet e mëdha gjatë historive të dashurisë.

Ka nga ata që e përcaktojnë si fund të një raporti dhe nga ata që e konsiderojnë si ndrysim monotonie.

Ajo që është e sigurt mund të themi se tradhtia përcaktohet nga rregulla, dinamika dhe arsye që variojnë nga një person në një tjetër.

Sipas disa studimeve arsyet që e kanë çuar në diçka të tillë kanë qenë, vetëm për seks, për emocione të reja apo vetëm një shpërqendrim momenti.

Për shume persona një lidhje e qëndrueshme është një gëzim ndërsa për shumë të tjerë një “burgosje”, gjithçka varet.

Nga ana shkencore ajo çka i dallon “tradhtarët” nga personat e tjerë, është pasiguria e tyre që kanë në jetën seksuale.

Një fakt i tillë mbështet nga studiuesi Kristen Mark i Universitetit të Idianës, i cili duke mënjanuar karakterin, kushtet ekonomike apo dhe kuptimin me partnerin, pohon se shumë shpesh ndodh që tradhtarët serialë të krijohen si pasojë e psikologjisë së tyre seksuale ku asnjëherë nuk fitojnë sigurinë e kërkuar.

r.b/NOA

KOMENTE