English

Wollfarth takim me Presidentin Topi

Tiranë, 5 korrik 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi në këto momente është duke zhvilluar një takim me kreun e misionit të OSBE-së Eugen Wollfarth.

Prej disa minutash ka nisur takimi mes tyre, ku mendohet se thelbi i diskutimit të përqendrohet në situatën politike pas zgjedhjeve të 8 majit.

Sakaq pritet që në mbyllje të takimit Wollfarth të japë një prononcim për mediat, në të kundërt ashtu sikurse është bërë traditë do të jetë vetë Presidenca ajo që do të bëjë zbardhjen e takimit mes ambasadorit Wollfarth dhe kreut të shtetit.

Në vijimësi nga ana e përfaqësisë ndërkombëtare në vendin tonë është bërë thirrje që të mbyllet sa më shpejt procesi për shpalljen e rezultatit të Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE