English

Babai denoncon zhdukjen e mistershme të të miturit

Ferizaj, 6 korrik 2011, NOA- Një fëmijë i mitur është zhdukur në mënyrë të mistershme nga familja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj dhe siç raportojnë burime policore të këtij qyteti thuhet se ka qenë i ati i fëmijës ai që ka bërë denoncimin duke thënë se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Sakaq nga dëshmia e të atit thuhet se fëmija nuk kishte probleme as me familjen dhe se nuk dinte që i biri të ishte zënë më shokët, por se ai ka dalë si normalisht nga shtëpia pa shfaqur asnjë shenjë të dyshimtë po ndonjë mërzi të mundshme.

Lidhur me këtë denoncim dhe në bazë të fotografisë së të zhdukurit, nisën kërkimet për gjetjen e tij dhe për hedhjen dritë ndaj kësaj zhdukje e cila deri më tani nuk ka shfaqur asnjë pistë të qartë.

a.y/NOA

KOMENTE