Bulqizë, 6 korrik NOA – Arrihet takimi mes minatorëve të Bulqizës dhe kompanisë austrike ACR, e cila e ka marrë me konçension këtë minierë.
Një përfaqësi e 700 minatorëve kanë takuar kreret e kompanisë austriake, por pa arritur një marrëveshje mes tyre, ndonëse minatorët këmbëngulën për një gjë të tillë.
Pala austriake tha se do të nisë plotësimin e kushteve të minatorëve, me kusht që ata të nisin punën nesër.
“Fillimisht të nënshkruhet marrëveshja ku ju premtoni se do plotësoni kushtet. Ne duam investime, pastaj rikthehemi në punë, të plotësohen të gjitha kërkesat tona”, kanë deklaruar minatorët.
a.q/NOA