E mërkurë, 6 korrik 2011, NOA- Nëntë vjet e tre muaj burg është dënimi i dhënë nga gjykata e Kozencës për At Fedele Bisceglia, i akuzuar për abuzimin seksual me një murgeshë.
Gjykata dënoi gjithashtu edhe sekretarin, Antonio Gaudio me 6 vjet dhe 3 muaj burg për të njëjtën vepër.
“Turp për ju të gjithë, magjistratë, priftërinj dhe murgesha, sepse një person i pafajshëm është dënuar, ju keni njollosur një prift të ndershëm”, ishin këto fjalët e shqiptuara nga prifti menjëherë pas dhënies së dënimit.
Ish-prifti akuzohet për abuzim seksual ndaj një murgeshe të Oazit Françeskan, i themeluar nga vetë ai për të pritur njerëz në vështirësi.
At Fedele u dënua nga kolegji i gjykatësve të gjykatës së Kozencë, i kryesuar nga Antonia Gallo.
Murgesha: E prisja këtë moment prej vitesh
"Faleminderit, e kam pritur këtë moment për vite," tha murgesha, viktimë e abuzimit seksual.
Nëna e përgjithshme e motrave françeskane Tiziana Merletti, erdhi posaçërisht nga New York, për të marrë pjesë në dhënien e dënimit ku tha se: “Motra ishte e lumtur sepse ishte e njohur publikisht vërtetësia e thënieve të saja, dhe se motra jonë nuk ka raportuar vetëm për veten e saj, por edhe për gratë e tjera”.
a.y/NOA