SHBA, 6 korrik, NOA – Bree Boyce është vajza që fitoi pak ditë në parë çmimin kryesor në konkursin e bukurisë në Karolinën e Jugut. Bukuroshja 22-vjeçare ka befasuar jurinë me fizikun e saj dhe me buzëqeshjen magjepsëse.
Por mediat kanë zbuluar fakte edhe më interesante sesa fitorja e kurorës së bukurisë. Boyce në adoleshencë nuk ka qenë mbi peshë dhe pamja e saj ishte shumë larg të qenit një miss apo model.
Për të marrë pjesë në konkursin e bukurisë, 22-vjeçarja është dashur të heq 50 kilogramë nga pesha e saj. Në intervistën e dhënë për mediat, ajo flet për jetën gjatë adoleshencës dhe atë çfarë i është dashur të bëjë për të qenë elegante dhe për të fituar më pas një konkurs bukurie.
a.k/NOA