Kore, 6 Korrik NOA - Nga ditët e sotme meshkujt nuk mund ta fshehin më sekretin e tyre më intim “intimo”: pasi duart faktikisht e tregojnë atë në mënyrë të dukshme dhe të thjeshtë.
Sipas një kërkimi koreano-jugor të publikuar në Asian Journal of Andrology, meshkujt që kanë gishtin e unazës më të gjatë se ai tregues kanë më përparësi se sa ata që e kanë gishtin e unazës më të shkurtër se sa ai tregues.
Bëhet fjalë për “digit ratio” e thjeshtë, e shpejtë, por mbi të gjitha një tregues i rëndësishëm.
Mjafton të veçojnë gjatësinë që ndryshon gishtin e unazës nga ai tregues, ku sa më i madh të jetë rezultati aq më i madh është penisi në momentin e ereksionit.
Studimi ka përfshirë plot 144 meshkuj të cilët ishin të prekur nga probleme urologjike dhe i është matur organi seksual në anestezi.
Përmasat menjëherë më pas u krahasuan me gishtat e dorës së djathtë kjo pasi është krahu që është më i ndjesh nga influenca e testosteroneve.
r.b/NOA