English

Obama, bisedon me amerikanët në Twitter

SHBA, 6 korrik, NOA- Shfrytëzuesit e rrjetit social në internet, Twitter, gjatë ditës së sotme do të mund t’i shtrojnë pyetje presidentit amerikan, Barak Obama.

Ky zhvillim po ndodhë dy ditë pasi hakerët kishin depërtuar në faqen Fox News Twitter dhe kishin dërguar mesazhe flase, me të cilat pretendohej se presidenti Obama ishte vrarë.

Pritet që shumica e pyetjeve do të fokusohen në ekonomi, ndërsa Obama, para një audience në Shtëpinë e Bardhë, do të përgjigjet drejtpërdrejt.

Më herët këtë vit, presidenti amerikan e mbajti një forum të ngjashëm me shfrytëzuesit e rrjetit shoqëror Facebook. Njëherësh, për incidentin në Fox News Twitter po zhvillohen hetime nga Shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara.

NOA/RFE

KOMENTE