English

Obama u gjendet pranë familjarëve të ushtarëve të vrarë

E mërkurë, 6 korrik 2011, NOA- Për vite me radhë u kishte dërguar një fjalë ngushëlluese, ndërsa tani Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, ka vendosur të dërgojë letra ngushëllimi për familjet e ushtarëve të vrarë dhe jo vetëm atyre që janë vrarë në fushën e betejës, por të gjithëve.

Ky fakt u komunikua nga vetë ai në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë ku tha se, “Kjo çështje është e dhimbshme, e ndjeshme dhe e komplikuar, por këta amerikanë kanë shërbyer për vendin e tyre me guximin. Ata nuk vdiqën për shkak të dobësisë së tyre”, tha ai duke shtuar se ky është minimumi që mund të bëjë për ta dhe në nder të shërbimit të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE