English

Paqësor, “ishulli i plehrave”, dy herë më i madh se Teksas-i

Kaliforni, 6 korrik 2011 NOA- Në stomakun e peshqve që jetojnë në veri të Oqeanit Paqësor grumbullohen çdo vit, rreth 24 mijë ton lëndësh plastike. Përfundimi është arritur nga një grup kërkuesish në një institut kalifornian. Grupi ka studiuar jetën e gjallesave në zonën e famshmë, që njihet si “ishulli i plehrave” në Paqësor.

Kërkuesit kanë bërë një udhëtim prej 2. 375 kilometrash në oqean ku kanë ngritur 132 stacione studimi, në të cilat janë marrë kampione të ushimit të peshqve.

Në 130 prej tyre janë gjetur mbetje plastike, të cilat kanë qenë jo më të mëdha se sa madhesia e një thoi të dorës së njeriut.

Sipas studiuesve, 147 prej kampioneve kishin gëlltitur lëndë të tilla, çka sipas përllogaritjeve bën që peshqit në këtë zonë, të ushqehen me 24 mijë ton lëndë plastike.

Kjo zonë ndodhet në atë që nga shkencëtarët njihet si “ishulli i plehrave” në Paqësor dhe ka një sipërfaqe sa dyfishi i shtetit të Tekas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

a.q/NOA

KOMENTE