English

Parashikimi i motit për 7 korrik 2011

Tiranë, 6 korrik 2011, NOA- Dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të nisë dita në zonat verilindore të Shqipërisë. Gjatë orëve të mesditës parashikohet që i gjithë territori të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por sërish në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë vranësira dhe shira të dobët e afat-shkurtër. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga i gjithë vendi duke rikthyer motin e kthjellët edhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes ndërsa në mesditë do të ketë 3 gradë rritje në të gjithë vendin. Zonat më të nxehta do të jenë ultësira perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 22 km/h dhe drejtim Perëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër, Europa Veriore, Veriperëndimore si edhe një pjesë e Qendrës se kontinentit do të mbeten me vranësira dhe shira intensiv. Problematike situata paraqitet në Suedi, Norvegji dhe Ishujt Britanike ku vranësirat, shirat dhe stuhitë e forta të erës do të dominojnë në këto rajone. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të jetë edhe pellgu i Mesdheut dhe Ballkani verior por intensiteti i shirave do të jetë i dobët ndërsa Europa jugore, juglindore dhe jugperëndimore do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike rrezikohen nga shira dhe stuhi ere

- Suedia rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere

- Norvegjia alarmon reshje shiu, shkarkesa rrufe

a.y/NOA

KOMENTE