Elbasan, 6 korrik 2011, NOA – Një aksident i rëndë i ka marrë jetën sot në mëngjes dy personave në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në segmentin pranë fshatit Karinë, ku tre automjete u përplasën duke lënë të vdekur në vend dy vetë.
Sipas të dhënave nga policia viktima të aksidentit kanë mbetur Leonidha Kote dhe Dhimitër Haxhillari, që të dy udhëtonin në një makinë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sipas saj dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit të njërës prej makinave, i cili ka humbur jetën pas përplasjes me dy makinat e tjera.
Aksidenti ishte fatal edhe për pasagjerin që udhëtonte me të në makinë.
Gjatë aksidentit janë përplasur një kamion dhe dy makina të tjera. Vijon..
mit/NOA