Fier, 6 korrik 2011, NOA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në qendër të qytetit të Fierit ku kanë ngelur të plagosur dy të rinj.
Sipas të dhënave paraprake, Mariglen Nani i moshës 34 vjeçare dhe Bledar Seneja i moshës 31 vjeçare kanë ngelur të plagosur nga një sulm i befasishëm i ardhur ndaj tyre nga persona të panjohur.
Përplasja mes të rinjve ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ndërkaq blutë e qytetit u vunë menjëherë në lëvizje për zbardhjen e kësaj ngjarje e cila shqetësoi jo pak banorët e zonës përreth.
a.y/NOA