English

Pranga në port dy të kërkuarve, vjedhje dhe falsifikim

Durrës, 6 korrik 2011 NOA- Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës kanë identifikuar dhe më pas arrestuar dy të kërkuar. Kështu, Emilian Capuni, 30 vjeç, banues në fshatin Germenj i Vogël Lushnje ka përfunduar në pranga pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka dërguar urdhërin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg dhe 400.000 lekë gjobë për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave. Të njëjtin fat ka patur edhe 19 vjeçari Matteo Uruçi, banues në Tiranë, shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë. Uruçi është deklaruar fajtor për veprën penale të vjedhjes së pasurisë. Identifikimi i këtij shtetasi si person i kërkuar u bë gjatë përpunimit të shtetasve që do të udhëtonin drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

a.q/NOA

KOMENTE