English

Rriten nga sot pensionet në të gjithë vendin, ja të gjitha shifrat e detajuara

Tiranë, 6 Korrik 2011 NOA - Mbështetur në Vendimin e Këshillit te Ministrave nr. 471 Date: 02. 07. 2011, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka llogaritur dhe ka nisur që sot shpërndarjen për të gjitha përfitimet që rrjedhin nga ky vendim për të gjithë pensionistët, me efekte financiare nga data 1 korriku 2011.

Janë rritur në masën 4 për qind të gjitha pensionet e pleqërisë urbane, invaliditetit, familjarë, si dhe të gjithë përfituesit e programeve të veçanta si ushtarakë, minatorë, ish punonjës të industrisë ushtarake, pilotë, detarë dhe profesorë. Gjithashtu, rriten me 7 për qind, të gjitha pensionet e pleqërisë rurale, të invaliditetit dhe ato familjare.

Nga ky vendim përfitojnë në total 570 561 përfitues.

Fondi i vënë në dispozicion për këtë rritje është 270 milionë lekë në muaj, dhe për pjesën e mbetur të vitit 2011 është 1.634 miliardë lekë.

Duke pasur parasysh që rritja ka filluar nga dita e sotme pensionistët që e kanë tërhequr pensionin nga data 1 deri më 5 korrik, do të mund t’i tërheqin diferencat e rritjes, përkatësisht:

Data 1 në datën 11 korrik

Data 2 në datën 12 korrik

Data 3 në datën 13 korrik

Data 4 në datën 14 korrik

Data 5 në datën 15 korrik

Dëshiroj të theksoj se, edhe pas kësaj rritjeje çdo pensionist, krahas të ardhurave nga pensioni do të vazhdojë të marrë kompensim të të ardhurave të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave:

350 lekë kompensim nga V.K.M. Nr 138, datë 31.3.1994 “ Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”

150 lekë kompensim nga V.K.M. Nr 471, date 15.7.1996 “ Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”,

500 lekë kompensim nga V.K.M. Nr 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”.

760 lekë kompensim nga V.K.M. Nr 763, date 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”.

190 lekë kompensim nga V.K.M. Nr 415 datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve”

200 lekë kompensim nga V.K.M. Nr. 474 datë 30.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”.

Pas kësaj rritjeje, të ardhurat minimale ndryshojnë si më poshtë:

Të ardhurat minimale për pensionin minimal të qytetit:

Ishte

10690 leke + 350 + 150 + 500 + 760 + 190 + 200 = 12.840

Bëhet

11117 leke + 350 + 150 + 500 + 760 + 190 + 200 = 13267 leke

Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:

Ishte

21380 lekë + 350 + 150 = 21880 lekë

Behet

22234 lekë + 350 + 150 = 22734 lekë

Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:

Ishte

6980 leke + 200 + 690 = 7870 lekë

Bëhet

7468 leke + 200 + 690 = 8358 lekë

Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit:

11117 leke + 200 = 11317 leke

Në mënyrë më analitike sipas skemave suplementare dhe trajtimeve të veçanta përfitimi mesatar mujor si rrjedhojë e kësaj rritjeje do të pësojë këtë ndryshim:

Nr. Lloji i Perfitimeve Numri i perfituesve Perfitimi mesatar mujor (ishte) Perfitimi mesatar mujor

(behet)

1 Skema ushtarakeve
Pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi 11515 16010 16,521
Suplement Invaliditeti 93 4662 4848
Suplement Invaliditeti shkak detyre 9 6624 6889
Suplement familjar 143 3475 3614
Suplement familjar shkak detyre 79 26121 27166
Pensione suplementare te ushtarakeve 7820 7400 7696
2 Minatore 3,829 7213 7,502
3 Pilote 280 22,880 23795
4 Ndermarrje ushtarake 842 13,000 13,520
5 Detaret 82 12,300 12,792
6 Profesoret 480 12000 12480

KOMENTE