English

Sherr mes dy familjeve, zgjidhje me thika, sëpata dhe shufra druri

Prishtinë, 6 korrik 2011, NOA- Një konflikt mes dy familjeve në Prishtinë ka bërë që tetë meshkuj nga të dyja palët të përfshihen në një zënkë e cila nuk ka njohur limit.

I nisur fillimisht me fjalë, debati mes dy familjeve fqinje ka degraduar më tej ku nga dy persona janë përfshirë më tej tetë meshkuj, për ti dhënë zgjidhje debatit.

Burime nga policia e Prishtinës bëjnë me dije se gjatë përleshjes janë përdorur thika, sëpata, dhe shufra druri, çka ka bërë që vetëm policia ti vërë fre rrahjes kolektive.

Si pasojë e kësaj beteje me mjete rrethanore të gjithfarshme, kanë pësuar plagë të rënda trupore gjashtë persona të cilët janë dërguar në spital për tu vënë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq pesë prej djemve të konfliktuar janë arrestuar, ndërsa po vijojnë më tej hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE