English

Thaçi: Dialogu Kosovë- Serbi do përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve

Prishtinë, 6 korrik 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi lidhur me dialogun Kosovë-Serbi u ka thënë gazetarëve se ai do të përmbyllet me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete.

Më tej ai shoi se këto janë konkluzione që dalin nga takimet që janë zhvilluar në Bruksel në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe atij të Serbisë .

Sipas tij, nga dialogu së pari është njohja e diplomave që ka qenë një kërkesë e hershme, që është pritur shumë mirë nga gjithë qytetarët dhe partitë politike.

Lidhur me lëvizjen e lirë Thaçi ka thënë se ka edhe disa çështje teknike që duhet përcaktuar në të ardhmen.

“Ky dialog ka qenë një obligim ndërkombëtar që Kosova ka pranuar në bazë të një rezolute të OKB-së e miratuar vitin e kaluar . Kjo është një axhendë evropiane me zgjidhje të modelit evropian dhe në Kosovë ka një konsensus të gjithë spektrit politik”, tha Thaçi.

a.y/NOA

KOMENTE