English

Timoshenko përzihet nga salla e gjyqit

E mërkurë, 6 korrik 2011, NOA- Ish- Kryeministria e Ukrainës, Julia Timoshenko, është përzënë nga salla e gjyqit për shkak të sjelljes së saj, e cila është konsideruar e pahijshme dhe e pasjellshme në raport me trupën e gjyqtarëve.

Timoshenko u nxor gjatë ditës së sotme nga salla e gjyqit në Kiev, pas akuzave të ngritura ndaj saj për abuzim me postin dhe për shkak të ndërhyrjes së saj në një shoqatë të energjisë me një firmë private dhe përfitimeve të marra prej saj, për importet e gazit në vitin 2009 gjatë kohës që ajo ishte në qeveri.

a.y/NOA

KOMENTE