English

Tiranë, tenton të vetëvritet në mes të telave të korentit

Tiranë, 6 korrik 2011 NOA- Një person ka tentuar të vrasë veten para pak minutash në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Tefta Tashko” , ndërkohë që ndërhyrja e policisë i ka dhënë fund kërcënimit të gruas së quajtur Shqipe Rexha. Për momentin nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë drejt vetëflijimit 45 vjeçaren, e cila është shoqëruar për në spitalin numër 5 në Tirane për shkak të gjendjes së rënduar psiqike.

Sipas të dhënave më të fundit të policisë, shtetasja ka tentuar të presë telat e korentit që furnizonin banesën e saj, nëpërmjet një pince të madhe, ndërsa pranë vetes ka patur edhe një sëpatë. Këtë të fundit mendohet se ka dashur ta përdorë për t’i dhënë fund jetës.

KOMENTE