E mërkurë, 6 korrik 2011, NOA- Vetëm 1% e fëmijëve në vendet e zhvilluara ushqehen mirë, dhe vetëm 1% e prindërve të tyre kanë pranuar dhe adoptuar studime ndërkombëtare të cilat u prezantuan sot në Romë nga Center for Food % Nutrion (Bcfn).
Ky prezantim u bë lidhur me mënyrën e ushqimit të fëmijëve nga ku rezultoi se fëmijët nuk ushqehen në mënyrën e duhur dhe se, konsumojnë një nivel të proteinave 3-4 herë më tepër se masa e përshtatshme.
Në botë fëmijët mbipeshë kapin shifrën 155 milionë, ose e thënë ndryshe një nga dhjetë fëmijë.
Ushqyerja jokorrekte, sipas një rekomandimi të Bcfn, ka një kosto sociale prej 40 miliardë euro në vit.
a.y/NOA