Korçë, 6 korrik 2011 NOA- Rajoni i Korçës është tronditur nga dy vetëvrasje. Fillimisht, mesditën e djeshme, në fshatin Kapshtice-Devoll, në plevicën e saj është vetëvarur shtetësja Zaqabe Kutrolli, 65 vjeç, me arsim 4 klasë .Nga hetimet e para rezulton se ajo vuante nga depresioni.
Ndërsa, në po të njëjtën orë, në lagjen nr.1 të Pogradecit është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësja Vasfie Oparaku, 48 vjeç. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë per jetën, ndërsa konfirmohet se prej 2 vjetësh vuante nga depresioni.
a.q/NOA