English

Angli, mbyllet “News of the world”, të dielën hera e fundit

E enjte, 7 korrik 2011, NOA- “News of the World”, botimi i shquar i së dielës është bërë protagoniste e skandalit të dytë e përgjimeve të paligjshme në Angli, pritet të publikojë numrin e saj të fundit.

Tabloidi pjesë e grupit të Rupert Murdoch në fakt do të mbyllet, lajmi sipas mediave britanike, është konfirmuar nga vetë botuesi, “Jam konsultuar me ortakët dhe kam vendosur të marrë një masë përfundimtare për gazetën”, ka konfirmuar Murdoch.

Edicioni i fundit do të jetë në shitje ditën e diel, por atëherë do të ndalet edhe botimi i saj, ka shtuar James Murdoch, i biri i miliarderi Australian.

James ka vijuar më tej se çdo fitim i ardhur nga ky numër do të shkojë për qëllime bamirësie.

Mbi temën e kasetave regjistruese që kanë përfshirë edhe drejtuesit, James Murdoch ka thënë se "News of the World kishte arsye për të vënë njerëzit përballë përgjegjësive të tyre”.

Më tej ai ka shtuar se edhe nga pala e tyre është bërë gabim.

Vendimi për të mbyllur botimin qindra vjeçar i ka gjetur në befasi të gjithë, shkruajnë mediat britanike.

Rreth 200 të punësuar në rrezik

Sipas mediave britanike rreth 200 punonjës të “News of the World” do të humbasin vendet e tyre si rezultat i mbylljes së tabloidit pronë e grupit Murdoch.

a.y/NOA

KOMENTE