Kalifornia, 7 Korrik NOA - Një 36-vjeçar është arrestuar në Malibu me akuzën se ka ngacmuar Paris Hilton.
James Rainford, të cilit i ishte ndaluar nga policia që të afrohej Hilton, të paktën në një largësi prej 180 metër.
Ai u transportua menjëherë në burg dhe kjo pasi agjentët e panë që iu afrua shumë “viktimës” së tij, duke kruar të futej në banesën luksoze të Paris në plazhet e Kalifornias.
Lajmi është njoftuar nga vetë policia e Los Anxhelos.
Vitin e kaluar ai është kapur në brendësi të rezidencës së trashëgimtares bukuroshe në kodrat e Hollywood.
Ka qenë pikërisht Hilton, ajo që e kapi në befasi Rainford me një dylbi dhe më pas lajmëroi menjëherë policinë.
r.b/NOA