English

Dhjetë pakistanezë sulmojnë me thika të voglin shqiptar

Athinë, 7 korrik 2011 NOA – Minuta tmerri kanë përjetuar një djalë i vogël shqiptar dhe një grek, pasi u sulmuan befasisht nga një grup adoleshentësh ndërsa gjendeshin në bregdet, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në plazhin “Lutrakiou” në kryeqytetin grek, Athinë.

Një djalë 15 vjeçar shqiptar dhe moshatari i tij grek, ishin duke luajtur në afërsi të detit, në rërë.

një moment, aty afrohen dhjetë adoleshentë pakistanezë. Pa thënë asnjë fjalë, pa u përplasur më parë me të vegjlit e pambrojtur, kanë nxjerrë thika dhe me to, kanë sulmuar dy djemtë e mitur.

Korrespondenti i NOA citon burime policore të pohojnë se ngjarja ndodhi në sy të shumë plazhistëve të cilët u stepën për momentin të afrohen tek pakistanezët me thika.

Dy të vegjlit u trembën dhe nisën të vraponin. Pas i kanë ndjekur për minuta të tëra, grupi i pakistanezëve duke dashur t’i plagosin.

një moment, pakistanezët arrijnë t’i zënë të vegjlit dhe aty nisi “loja”. Duke i provokuar me thikë, ata kanë arritur të largojnë edhe disa njerëz që u mblodhën rreth tyre, pasi u frikësuan mos bëheshin pre e armëve të ftohta.

Njoftimi i policisë ishte deciziv në këtë ngjarje sepse me të mbërritur një mikrobus me policë, pakistanezët janë shpërndarë. Policia tha se është në kërkim të të dyshuarve.

n.s/NOA

KOMENTE