English

Fluks turistësh në Shqipëri, MTKRS: Në krye turistët evropianë

Tiranë, 7 korrik 2011 NOA – Ministria e turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve ka bërë publike shifrat e frekuentimit të Shqipërisë nga turistët.

Sipas ministres në detyrë, Suzana Turku, për periudhën janar - qershor numri i vizitorëve me nënshtetësi të huaj dhe shqiptare është 1.2 milion

Numri i vizitorëve me nënshtetësi të huaj është 764 539 persona ose 39.2% më shumë se viti 2010.

Numrin më të madh të vizitorëve për këtë periudhë e kanë ata kosovarë me 34%, maqedonas 16%, malazezë 10%, italianë 6%, grekë 8%, gjermanë 3% etj

Turistet europiane përbëjnë 94%, amerikanë 3% dhe aziatikë 2%.

Pjesa më e madhe e vizitorëve kanë udhëtuar nëpërmjet rrugëve tokësore, ku pika hyrëse tokësore me fluks më të madh është Morina, ku kalojnë më shumë se 30% e vizitorëve, e ndjekur nga Muriqani dhe Qafëthana.

Sipas grupmoshës 10% e vizitorëve janë nën moshën 20 vjeç, 64% i përkasin grupmoshës 20-50 vjeç dhe pjesa e ngelur rreth 25 % i përket grupmoshës mbi 50 vjeç.

Të ardhurat nga turizmi për 3-mujorin e parë të vitit 2011 janë 174.8 milion euro ose 8.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

a.q/NOA

KOMENTE