E enjte, 7 korrik 2011, NOA-Një grua ka rigjetur librin bankar të 50 viteve më parë, i bërë ditën e pagëzimit të saj, gjysmë shekulli më parë me shifrën e depozitimit prej 1.500 liretash.
Personi në fjalë ka llogaritur vlerën dhe tani thotë se i përkasin 400.000 € për t’iu paguar, duke i kërkuar kështu Bankës së Italisë dhe Ministrisë së Financave të cilat kanë marrë si kolateral dhe kanë raportet e bankave të zhdukura.
Personazhi i kësaj ngjarje është Flora Castellari, një sipërmarrëse 50 vjeçare nga Aleksandria, e cila iu drejtua një studio ligjore për të rimarrë shumën që i përket.
“Libri- shpjegon avokati Marco Angelozzi së bashku me kolegen Anna Orecchioni, e cila ndihmon gruan dhe dy raste të ngjashme në Lombardi, i përket Bankës së Bashkëpunimit në Imola, e cila nuk ekziston më”.
Siç raporton Tgcom, “Disa javë më parë njëri nga fëmijët e zonjës Flora ka gjetur në një sirtar të shtëpisë së vjetër të prindërve në Aleksandri, librin e vjetër bankar. Klientja jonë ka kërkuar një për llogaritje të vlerës aktuale të shumës së, duke shtuar se koefiçientët e rivlerësimit të viteve ‘60, deri sot bashkë me interesat dhe kapitalin e 51 viteve në bankë, vlerësojmë të jetë rreth 400 mijë euro.“Gjithsesi do të jetë konsulenti i emëruar nga gjykata ai që do të vendosë gjendjen financiare, duke shtuar se nuk ka ligje në Itali për raste të tilla dhe se gjithçka mbetet për tu parë”, ka përfunduar avokati Angelozzi.
a.y/NOA