Prishtinë, 7 korrik 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në një takim kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Mësohet se gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen aktuale politike, për koordinimin e veprimeve, për vizitat jashtë shtetit, për bisedën telefonike ndërmjet Zëvendës Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Presidentes Atifete Jahjaga.
Në vijim kryeministri Hashim Thaçi i dorëzoi Presidentes Jahjaga konkluzionet e të dërguarit të BE-së, Robert Cooper, për pajtueshmërinë e arritur gjatë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të zhvilluar në Bruksel.
a.y/NOA