English

Kapen 4 falsifikatorët e gjeneraliteteve

Korçë, 7 korrik 2011, NOA- Policia e Korçës ka vënë në pranga katër persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Mësohet se të arrestuarit janë Armand Cenolli, Relis Mullai, Shefki Mullai si dhe Artur Feto të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë bërë ndryshim gjeneralitetsh.

Katër të arrestuarit janë kapur pas disa kohësh hetim nga blutë e qytetit, pasi falsifikonin dokumentet në këmbim të disa mijëra eurove.

Informacionet e marrë kanë bërë që të dështojë puna dhe misioni i nisur prej disa kohësh prej tyre, prej të cilëve kishin ndryshuar dhe falsifikuar dokumentet disa dhjetëra persona.

a.y/NOA

KOMENTE