Tiranë, 7 korrik 2011 NOA/ Albana Qehajaj/Update – Ka rinisur seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e padisë së 2 korrikut të Partisë Socialiste. Trupa gjyqësore u tërhoq për 15 minuta pushimin, për të rinisur procesin vetëm para pak minutash. Përfaqësuesi ligjor i PS në Kolegj, Eno Bushi solli në kujtesë vendimin e vitit 2007 të Kolegjit Zgjedhor për pavlefshmërinë e votimit në komunën e Bushatit.
“Kolegji e rrëzoi vendimin e KQZ në atë kohë”, ka deklaruar Bushi duke sjellë në vëmendje edhe votën kundër në atë rast të anëtares së Kolegjit, Sashenka Jonuzi.
Por, sipas përfaqësuesit juridik të PD, Ivi kaso nuk ka prova të qarta të manipulimit.
“Partia socialiste nuk ka patur asnjë ankesë gjatë votimit të 8 Majit, e për këtë arsye nuk mund të ketë vend për pavlefshmëri”, ka deklaruar Kaso.
Në kërkesën e saj, PS kërkon që Kolegji të urdhërojë KQZ-në të shqyrtojë kërkesën ankimore për pavlefshmëri në disa qendra votimi.
a.q/NOA