English

Miratohet pr/ ligji, në vjeshtë nis regjistrimi i ri i popullsisë

Tiranë, 7 korrik 2011 NOA – Në vjeshtën ë këtij viti në Shqipëri do të nisë regjistrimi i popullisë bazuar në deklarimin e përkatësisë fetare dhe etnike. Ky fakt ligjërohet pas votimi në Kuvend, sot në mesditë të projektligjit për regjistrimin e popullsisë.

71 deputetë të mazhorancës kanë votuar pro nismës së qeverisë, 2 deputetë të PDIU kanë abstenuar, ndërkohë që kanë vijuar të bojkotojnë seancën deputetët e opozitës. Deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili abstenoi në votim bashkë me deputetin tjetër Dashamir Tahiri e ka cilësuar pr/ligjin për regjistrimin e popullsisë si provokativ dhe me jo transparent. Sipas kreut të PDIU -së, në miratimin e ligjit duhet të ishin përfshirë edhe grupet e interisit që mund ta kishin bërë procesin më transparent. "Projektligji ka implikime politike. Ai do të duhet të parandalojë dhe ligje dhe akte të tjera që të konsiderohet i plotë. Edhe periudha që ka paraprirë miratimit ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ky proces ka qenë edhe provokatik, ai duhet të kishte përfshirë edhe grupet e interesit. Ndonjë grupim interesi që vota duhej vlerësuar mund të kishte bërë më transparent qëndrimin e vet", ka deklaruar Idrizi në sallën e legjislativit shqiptar. Në votim u përfshi dhe amendamenti i PDIU, një riformulim i pikës 16 të ligjit. Idrizi theksoi se refuzimi i rremë ose deklarimi i rremë i popullsisë të dënohet me gjobë. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e përshëndeti këtë propozim duke e vlerësuar si shumë të mirë dhe e hodhi në votim. Deputetët dhanë votat e nevojshme duke përfshirë dhe këtë nen në ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

a.q NOA

KOMENTE