English

Në 24 korrik nisin martesat e para gay në New York

E enjte, 7 korrik 2011, NOA- Bashkia e New York ka vendosur që martesat mes çifteve homoseksuale mund të celebrohen duke filluar nga 24 korriku, dhe se zyrat do të qëndrojnë të hapura edhe nëse do të jetë e diel.

Në 24 korrik do të hyjë në fuqi ligji i ri i aprovuar nga shteti i New York në 24 qershor.

Duke qenë një ditë festive, shumë prej zyrave të bashkisë do të mbylleshin, por këshilli bashkiak i këtij vendi ka vendosur një masë speciale për ti lejuar çiftet gay që tu drejtohen këtyre zyrave në çdo moment.

a.y/NOA

KOMENTE