English

Nis hetimi për 2 personat e parrullave fyese para ndeshjes Flamurtari-Buducnosti

Vlorë, 7 korrik 2011, NOA- Policia e Vlorës vetëm pak orë më parë ka ndaluar dy persona të akuzuar se kanë hedhur parrulla me shkrime fyese vetëm pak para ndeshjes Flamurtari-Buducnosti.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Vasil Alilaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kaninë të Rrethit Vlorë dhe Nasip Habili, 19 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, janë vënë nën hetim pasi pak para ndeshjes së futbollit, në mjediset e stadiumit, kishin hapur dy parrulla me mbishkrime fyese.

Pasi janë pikasur parrullat menjëherë ka ndërhyrë policia e cila i ka hequr ato duke shoqëruar edhe personat përgjegjës.

Dy të rinjtë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë ndërsa Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për veprën penale të “Fyerjes”.

a.y/NOA

KOMENTE