Tiranë, 7 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 7 korrik 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Ligji i plotë. Zbardhet formula për taksën e re të makinave”. Argumente kryesorë të faqes së parë janë: “Arvizu: KQZ veproi në mënyrë partiake”; “Maks Velo: Ndjesa e Kongolit nuk ka vlerë. Safo Marko më spiunoi edhe mua”.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Dy rrugët për Kreun e Tiranës”. Të tjerë tituj mund të lexoni: “Kreshnik Spahiu i përgjigjet Pollos”; “Tabela e taksave për të gjitha llojet e makinave”; “Ekonomi, rritja e pensioneve 477 lekë në muaj”; “Studiuesit: Peripecitë për të arritur tek e vërteta”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Rama tallet me Kolegjin: Një ditë e kërcënon, të nesërmen tërheq padinë”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt “Sali Berisha: Proamerikanizmi i shqiptarëve”; “Rritja e re: Sa lekë marrin pensionistët nga ky muaj”; si dhe në faqet Summer time veçojmë titujt “Olta Gixhari: Aktorja balerinë e skenës shqiptare”; “Virgjëria e natës së parë një pretendim i manipuluar”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “9 pikat e draftit ‘Bode’ për shkurtimet në administratë”.Tituj të tjerë të faqes së parë të gazetës janë: “Pse u tërhoq PS nga padia e parë në Kolegj”; “6 shembuj: Si dhe sa do paguajmë për makinat”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Arvizu, drekë me Ramën. Ambasadori: Pas 21 janarit i rrezikohej jeta”. Argumente të tjerë në faqen e parë janë: “PD, Tivari: Ramiz Alia kishte dijeni për masakrën”; “Ekspertiza: Lavdërim Tufa nuk është vrasësi i Mirit të Xhikes”. Nga bulevardi politik: Gjinushin e ndalon matematika të ngasë makinën”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA