English

PS tërhiqet sërish: Pavlefshmërinë s’e duam nga KQZ por nga Kolegji

Tiranë, 7 korrik 2011 NOA – Partia Socialiste përmes përfaqësuesve të saj në Kolegjin Zgjedhor ka ndryshuar sërish kurs duke u tërhequr nga kërkesa që pavlefshmëria e zgjedhjeve të shqyrtohet nga KQZ.

Në fund të seancës së sotme në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesit ligjorë të PS deklaruan se nuk kërkonin më që Kolegji të urdhëronte KQZ-në që të shqyrtojë pavlefshmërinë e votimit në 284 qendra votimi në Tiranë.

Ata thanë se donin pikërisht nga Kolegji që të vendosë ai nëse duhet të ketë zgjedhje të reja në këto qendra votimi duke shpallur pavlefshmëri votimi.

Një ditë më parë, PS u tërhoq nga kërkesa për pavlefshmëri votimi në 284 qendra votimi, kërkesë që i ishte dërguar ditë më parë Kolegjit, kurse kërkoi nga ky kolegj që të rikthejë në KQZ kërkesën e saj.

Sot ka pasur një tjetër ndryshim dhe ai është pranuar nga trupa e Kolegjit me relatore Sashenka Jonuzi. Ndaj Kolegji duhet të vendosë nëse do të ketë pavlefshmëri votimi për Tiranën ose jo.

Trupa është tërhequr për vendim i cili pritet të jepet të premten në orën 10.00.

e.t/NOA

KOMENTE