English

Regjistrimi i popullsisë, Idrizi: Do kemi probleme me ndërkombëtarët

Tiranë, 7 korrik 2011 NOA – Kuvendi ka diskutuar sot mbi regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë. Deputeti Shpëtim Idrizi i PDIU ka theksuar se projektligji është shumë delikat dhe duhet diskutuar gjerësisht më grupet e interesit, gjë që sipas tij kjo nuk është bërë. “Procesi për hartimin e këtoj projektligji duhet të kishte përfshirë dhe grupet e interesit, pasi do kishin bërë transparent qëndrimin e tyre. Në Kushtetutë në ligjin për kombësinë. në paragrafin e dytë citohet për shprehjen e lirë të identitetit të tij kombëtar. Me shpjegimin e këtij koncepti hyra tek vërejtjet, dmth, jo subjektivitetit arbitratitetit të dikujt që për interesa të caktuara shprehet se i përket etnitetit të dikujt”, ka deklaruar deputeti i PDIU. Idrizi tha seligji do të ketë implikime ndërkombëtare. “Shtetet fqinje kanë shprehur hapur interesin për këtë proces. PDIU ka tërhequr vëmendjen e nevojës për një proces të drejtë dhe transparent. Në formën që është paraqitur ky ligj ka probleme, në gjykimin tonë, ligji duhet të sqaronte konceptin”, u shpreh Idrizi.

Ndërsa, Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin, Genc Pollo se, ndryshimet në ligjin "Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave", janë një detyrim i qeverisë shqiptare në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. "Amendimi i ligjit parashikon ndëshkimin me një milion lekë të vjetra ndaj këtyre personave dhe po ashtu ndëshkim dhe për nëpunësit që nuk ruajnë konfidencialitetin e të dhënave apo atyre që kryejnë kundravajtje në këtë proces", tha Pollo.

"Është për të ardhur keq abuzimi me këtë çështje dhe nga shumë persona publikë, - ka thënë Pollo - përfshirë dhe disa zyrtarë që përpiqen të përbaltin çdo punë të mirë që ndershmërisht përpiqemi të bëjmë. Është angazhimi ynë miratimi i këtij pr/ligji."

Pr/ligji që po shqyrtohet nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar ka disa ndryshime që synojnë të zgjidhin nevojat imediate për një përmirësim të kuadrit ligjor, në mënyrë që të krijohet një bazë e konsoliduar dhe e plotë ligjore për procesin e censusit të popullsisë dhe banesave, që parashikohet të nisë në muajin tetor.

a.q/NOA

KOMENTE