English

Rrihte gruan dhe fëmijët, vjen në pranga 46-vjeçari pasi kërcënoi edhe t’i vriste

Tiranë, 7 Korrik 2011 NOA – Një 46 vjeçar është rikthyer me pranga sot nga Greqia duke i risjellë ndër mend kështu familjes së tij, atë dhunë të egër që kishte përdorur për kohë me radhë derisa ra në duart e drejtësisë.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Greqia, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Eduard Luigj Bushi, 46 vjeç, lindur në Shkodër, të cilin ju e shihni në foto.

Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr. 67, datë 9 shkurt 2009, e ka dënuar Eduard Bushin, me 4 muaj e 15 ditë burg, për kryerjen e veprës penale të “Kanosjes“, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Bushi është shpallur fajtor pasi ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, si dhe i ka kanosur ata se do t’i vriste.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më 22 dhjetor 2010, në Grevena, Greqi, u bë i mundur arrestimi i Bushit, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

e.t/NOA

KOMENTE