Pukë, 7 korrik 2011 NOA – Policia e rrethit të Pukës ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 58 vjeçari në fshatin Dardhë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pak minuta pas mesnatës të së mërkurës në vendin e quajtur Shtrazic të fshatit Dardhë, Komuna Bleran, rrethi Pukë, pikërisht në ish ndërtesat e “Sektorit të Sharrave”, është gjetur i vdekur, në rrënojat e një ndërtese të boshatisur dykatëshe, shtetasi Gjin Muslia, 58 vjeç, banues në fshatin Mzi të Komunës Fierzë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore e proceduriale.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga deklarimet e marra familjarëve të viktimës, rezulton se Gjin Muslia, ka gjetur vdekjen aksidentalisht, pasi kishte shkuar në objektin e lartpërmendur, për të marrë tullat e ndërtesës së vjetër, e cila si pasojë dhe e amortizimit është shembur duke i marrë jetën 58-vjeçarit.
a.q/NOA