English

Shembet ndërtesa e zë përfund, nxirret i vdekur Gjin Muslia

Pukë, 7 korrik 2011, NOA – Një person u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm nën rrënojat e një ndërtese të vjetër, në fshatin Mzi të Pukës.

Viktima është 58-vjeçari Gjin Muslia.

Muslia gjeti vdekjen ndërsa përpiqej të nxirrte hekur për skrap nga një ndërtesë e vjetër.

Por, pas ndërhyrjes disa herë në themelet e ndërtesës së amortizuar, ajo më në fund është shembur duke e zënë përfund 58-vjeçarin, që nxirrte bukën e gojës duke shitur skrap.

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit u nxorr në mëngjes nga rrënojat.

mit/NOA

KOMENTE