Një shqiptar nga Kosova me banim në New York, ka udhëtuar matanë oqeanit, për t’u stërvitur me grupime ekstremiste të Al Kaedës dhe për të vrarë trupat ushtarake amerikane. Me qëllimin e vetëm, të vdesë si një martir për Islamin.
Pikërisht këtë akuzë formuluan prokurorët federalë në SHBA, në nisjen këtë mesjavë të procesit gjyqësor kundër Betim Kaziut. 23 vjeçari me origjinë shqiptare, është një qytetar amerikan që u arrestua në vitin 2009, dhe u akuzua se do të vriste amerikanë që shërbenin në zona të nxehta si Afganistan, Irak dhe në Ballkan, pas stërvitjes me Al Kaeda.
"Al Kaeda dhe të tjera organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për aksione” tha zëvendësprokurori Seth DuCharme, gjatë argumenteve në hapje të procesit në gjykatë. “Betim Kaziu i është përgjigjur kësaj thirrjeje,” shtoi zv-prokurori i cituar sot nga radio DW dhe Reuters.
“Një kërkim i imtësishëm në kompjuterin e Kaziut, zbuloi vido të regjistruara të stërvitjeve dhe leksione të militantëve të Al Kaedas, dhe në video shfaqej edhe Osama bin Laden,” tha DuCharme. Ai tregoi gjithashtu se një sërë komunikimesh elektronike përmes E Mail, dhe rrjeteve sociale, tregojnë seriozitetin e kësaj çështjeje.
Por Henry Steinglass, avokati mbrojtës i Betim Kaziut, vuri në diskutim retorikën e prokurorëve duke thënë se videot nuk ishin asgjë më shumë sesa një shaka e Kaziut dhe shokëve të tij, me propagandën që bëhej në internet, për luftën e Al Kaedës.
"Provat e qarta do të tregojnë se nuk ka asnjë lloj interpretimi tjetër të Evideove dhe komunikimeve,” tha avokati Steinglass. "Interpretime të pafajshme."
Kaziu, një ish portier në një ndërtesë, është akuzuar për tentativë vrasjeje jashtë SHBA-së, si dhe për garantim informacioni ndaj terroristëve. Nëse vërtetohen akuzat, ai und të dënohet me burgim të përjetshëm.
Juria anonime
Gjykatësi John Gleeson ka urdhëruar krijimin e një jurie anonime për gjyqin ndaj shqiptarit nga Kosova. Kaziu u shfaq në sallën e gjyqit i qetë dhe duke qeshur. Ai po mbahet në paraburgim, pa të drejtë lirimi me kusht.
Akuza tregon sesi Betim Kaziu, fluturoi në Kajro në vitin 2009, ku kërkoi të hynte në lidhje me militantët e Pakistanit. Prokurorët thonë se Betim Kaziu kërkoi të hynte në grupimin Al-Shabbab, një organizatë që mbështet Al Kaedan. Nga informacioni i agjencive të udhëtimit, FBI bashkëpunoi me policinë në Kosovë, për të arrestuar Kaziun. Kundër tij u ngrit akuzua zyrtarisht në Nju Jork më shtator 2009.