Ankara, 7 korrik, NOA - Tre javë pas zgjedhjeve parlamentare në Turqi, kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka prezantuar kabinetin e ri. Qeveria e partisë islamiko- konservatore për drejtësi dhe zhvillim AKP të Erdoganit, ka 25 ministra.
Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu e mban postin e tij, shefi i bisedimeve me BE, Egemen Bagis, do të kryesojë ministrinë e Evropës, të sapoformuar. Erdogan do të prezantojë qeverinë e tij para parlamentit ditën e premte. Erdogan drejton vendin që nga viti 2002.
NOA/DV